“Rama vë gjoksin për të mbrojtur kullat”, Salianji: Kontrabanda nga Libia kryhet me anije! Kemi kohë që e kemi denoncuar, por policia…

Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit u shpreh se ligji në Shqipëri nuk funksionon për oligarkët dhe kriminelët, por vetëm për të pamundurit, referuar edhe rastit të një të riu që humbi sot jetën në komisariatin e Tiranës.

Salianji tha se ndodhemi në rastin e ngjashëm me atë të Klodian Rashës, ndërsa shtoi se ligji nuk funksionon njëlloj për të gjithë.

Ai kujtoi edhe një tjetër rast ku edhe pse ka kohë që është denoncuar nga opozita kontrabanda e naftës që bëhet nga Libia, ende nuk ka veprime nga ana e policisë.

“Vdekja e një të riu në komisariat dhe reagimi i AMP që thotë se e kanë cuar me shenja jete. Trauma thotë ka ardhur i vdekur bën të dyshosh që institucionet po bëjnë edhe një herë një rast të ngjashëm me vrasjen shtetërore të Klodian Rashës.
RE mbajmë mend si policia bëri deklaratë publike ku tha që iu gjet armë pistoletë. Duket sikur jemi para të njëjtave kushte e përgjegjësisë të të njejtët drejtuesve.

Çon grupi i PS aktin normativ që mbron oligarkët e ligji nuk funksionon por Rama vë gjoksin për ti mbrojtur. Kullat në mes të Tiranës nuk shkon ti vërë shiritin e rruspat për ti prishur por shkojnë tek raste si ai i deputetit Shehaj.

Nuk shkon policia ke kontravbanda e naftës lidhur me Libinë që krhet me anije.

Disa pyetje qa publiku i ka shqetësim.

A ka shteti raport zyrtar për sulmet kibernetike, nëse po cili është
Ende nuk dimë dëmet e pasojat e sulmeve kibernetik

Nuk dimë sa ka pasur humbje të dhënash të pa rikuperueshme sepse nuk ka pasur Back Up?
Rama tha sulmi fillestar ishte në maj 2021 si ka mundësi që nuk u zbulua që atëherë?

Cilat janë sistemet e prekura nga sulmet?

Nga hetimet a kanë rezultuar bashkëpunëtorë shqiptarë dhe a janë marrë masa ndaj tyre?
A kanë lidhje me rrjedhjet e të dhënave në n2021?

A është Shqipëria nën sulme kiberentike e a kemi servera të infektuara?

Sot kemi një kontratë me një kompani konsulence e nuk kemi jë kontratë për të mbrojtur sigurinë kibernetike”, tha Salianji.

Arena e Lajmit

“Rama vë gjoksin për të mbrojtur kullat”, Salianji: Kontrabanda nga Libia kryhet me anije! Kemi kohë që e kemi denoncuar, por policia…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook