“Si opozitar jemi në protestë”, deputeti Sula: Në Shqipëri prodhohet bitcoin, prokuroria duhet të hetojë!

Dash Sulaj

Deputeti Dashnor Sula, në emisionin “Frontline” në News24 foli për zhvillimet e fundit politike duke u fokusuar tek zgjedhjet vendore.

Sula tha se PD është e bashkuar dhe e dakorduar për të dalë me një kandidat të përbashkët, duke shtuar se në rast se do të ndodhë e kundërta, atëherë do të gjykojë historia.

“Në mbledhjen që kemi pasur Alibeaj apo Bardhi janë në të njëjtën rrugë, për kandidatë të përbashkët. Nuk ka rëndësi i kujt është, i Foltores, apo i krahut tjetër. Tek lista e PD duhet të jenë njerëz të spikatur për këshilltarë. Nëse grupit, neve na ka marrë koka erë që të hyjmë me kandidatë të veçantë, do të gjykojë historia. Unë në Peqin nuk do ta lejoj këtë gjë. Unë kaq kam fuqi. Berisha duhet ti thërrasë mendjes i parë, Enkelejd Alibeaj duhet t’i thërrasë mendjes. Të mos jetë hajdut, kaq mjafton në Shqipëri, privilegje le të gëzojë. Por mjafton të mos vjedhin. Po të mos vjedhin ngel për qytetarët. Nga tre korriku kur kam marrë mandatin e parë, jam betuar se kurrë nuk do marr një lek. S’kam shkuar kurrë tek doktor Berisha për diçka. Boll më përfituat 8 vite, lëreni më tani”, tha Sula.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço deputeti Sula tha se kandidati i Peqinit është doktor.

“Nëse një qytetar del më thotë e provon e më thotë, ti ke gisht në këtë tender, jap dorëheqjen. Kandidati i Peqinit është doktor, rri deri në fund me njerëzit. Në ditët në vijmë do të gjejmë një kompromis të përbashkët, dhe do të kemi dhe emër. E vetmja bashki që ka marrë zero. Në spitalet e Peqinit duhet të shkosh me zetor. Në qytet 1 km të ecësh nuk ke më njeri rrugëve, kanë ikur njerëzit. Nuk ka të rinj e të reja sepse nuk shohin shpresë, nuk gjejnë më punëtorë. Nuk është vetëm Tirana për të jetuar. këtu ndërtohen vetëm kulla thua sikur do vijë, MC Claren. Do bëjë kryeministri instalacion, kjo është për të luajtur mendsh. Ku janë inceneratorët për të prodhuar energji. Në Shqipëri prodhohet bitcoin, prokuroria duhet të hetojë. Bitcoi harxhon energji sa për një qytet. Këto thonë do kursejnë energji me natën, në gjumë janë njerëzit. Si opozitar jemi në protestë. Me qeverinë duhet të jemi në opozitë, sepse po nuk i bërë presion qeveria fle gjumë.

Arena e Lajmit

“Si opozitar jemi në protestë”, deputeti Sula: Në Shqipëri prodhohet bitcoin, prokuroria duhet të hetojë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook