“S’mund të lobosh për punë private”, Shehaj përplaset me Ballën: Kthyet Parlamentin në biznes e jeni bërë milionerë! Felaj kërkon mbledhjen e Byrosë: Të merren masa…

Capture

Deputeti i PD Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Shehaj më parë deklaroi se policia pa asnjë urdhër nga Prokuroria ka bllokuar biznesin e tij ndërsa e quajti të gjithën një akt hakmarrjeje e sulm politik.

Balla u shpreh se në Kuvend nuk mund të lobohet për biznese private, çka ngriti tonet në replikën e Shehajt.

Ai tha se akuza të tilla vijnë ndërkohë që Parlamenti është kthyer në biznes për qeverinë e cila ka bërë miliona.

Kjo detyroi drejtuesen e seancës Ermonela Felaj t’i ndërpriste fjalën e të kërkonte masë disiplinore ndaj deputetit Shehaj.

Taulant Balla: Interes personal i deputetit. Kushtetuta e Regulloja e Kuvendit ka përcaktuar që deputeti nuk mund të ushtrojë veprimtari që krijojnë të ardhura, nuk i lejohet të lobojë në Kuvend për biznesin e vet. Është e turpshme e pa pranueshme.

Agron Shehaj: Nëse mendoni se do më mbyllni gojën me rregulla që nxirrni kur ju do qefi do bëheni qesharakë. Idea që erdha fola për biznesin tim është idjotësi. Shqetësimi im është që policia ka 3 javë që ka hyrë në ambiente private. nuk erdha këtu që ditën e parë prita 3 javë, përfaqësuesit e kompanisë i kanë shkruar policisë 2 herë dhe prokurorisë që na tha nuk ka asnjë lloj bllokimi. Ju nuk keni moral të më thoni smund të vi këtu e të flas për biznesin tim. Sepse ky Parlament është biznesi juaj e jeni bërë milionerë. Ishte një sulm politik se thashë që ministrja e kryeministri kanë marrë pronën publik.Kam 20 vite që merrem me biznes.

Felaj: Hiqni dorë nga toni dhe reflektoni mbi çdo gjë që thatë më parë. I kërkoj Byrosë të mblidhet e të vendosë për marrjen e masës disiplinore. Deputetët nuk kanë imunitet nga ndjekja penale.

Arena e Lajmit

“S’mund të lobosh për punë private”, Shehaj përplaset me Ballën: Kthyet Parlamentin në biznes e jeni bërë milionerë! Felaj kërkon mbledhjen e Byrosë: Të merren masa…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook