Dejvi Bregu duket se ka “mprehur dhëmbët” në prag nisjeje të sezonit të ri futbollistik.
Vlonjati që është pjesë e Bolusporit në Ligën e Parë turke ka shënuar një dopietë për ekipin e tij në një miqësore të zhvilluar ditën e djeshme kundër Ejusporit.
Miqtë kanë kaluar në avantazh dy herë, por në të dyja rastet ka qenë Bregu që ka barazuar shifrat.
Një nga golat ishte një “perlë” e vërtetë duke e dërguar topin mjeshtërisht në fundin e rrjetës me një supergoditje dënimi.
Te Boluspori luan edhe portieri shqiptar Gentian Selmani, ndërsa këtë verë u larguan në ekipe të tjera edhe Odise Roshi me Bekim Balajn.
Arena e Lajmit