ZYRTARE/ Zgjidhet ngërçi me mesfushorin e Dinamos, kalon te kampionët kryeqytetas

Besir Demiri gjen ekip. Mesfushori që sezonin e fundit e mbylli me Dinamon në elitë, do të luajë për Shkupin në vazhdim.

BESIR DEMIRI

Futbollisti 27-vjeçar ka zgjidhur dje përfundimisht çështjen e dokumentacionit me klubin blu dhe tashmë është i lirë të firmosë me ekipin ku ka luajtur në fillimet e karrierës së tij.

Ai i gjen shkupjanët me statusin e kampionit të Maqedonisë së Veriut dhe mund të aktivizohet në Ligën e Europës që në ndeshjen e ardhshme.

Besir Demiri luajti 31 ndeshje me fanellën e kryeqytetasve dhe shënoi 1 gol.

Në Superiore është aktivizuar edhe me Kukësin, kurse në kampionatin maqedonas me Vardarin dhe Shkëndijën e Tetovës.

Po ashtu, mesfushori ka provuar edhe kampionatin ukrainas me Mariupolin, si dhe atë sllovak me Zilinën.

Demiri është grumbulluar edhe në Kombëtaren e Shqipërisë, kur trajner ishte Kristian Panuçi.

Lojtari u paraqit fillimisht te Dinamoja më 11 korrik, kur nisën përgatitjet verore. Më pas palët ranë dakord që të ndaheshin, por vetëm dje kanë zgjidhur gjithçka zyrtarisht.

Në këtë rrugë është edhe mbrojtësi Edis Maliqi, i cili pret të tërheqë dokumentacionin nga klubi kryeqytetas.

Numri i të larguarve nga skuadra e sezonit të kaluar ka shkuar në 10, thuajse një formacion.

Përveç Demirit e Maliqit dhe tre të huazuarve Haziraj, Mihana e Haxhiu, nga blutë janë larguar zyrtarisht Ibraimi, Sofranak, Isaevski, Siljanovski dhe Çinedu. Nuk duken aq Sidibe me Rexhinaldon, por akoma nuk ka “divorc” përfundimtar.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Zgjidhet ngërçi me mesfushorin e Dinamos, kalon te kampionët kryeqytetas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook