Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në një deklaratë për mediat ditën e sotme duke akuzuar sërish qeverinë, duke thëne se në Shqipëri situata ekonomike është në gjendje të mjerueshme dhe se ka një rritje të varfërisë.
Meta foli për edhe për propozimin e paketës fiskale, që synon barazimin e akcizës së birrës, të cilën e konsideroi si iniciative kundër direktivës së Bashkimit Europian. kreu i PL tha se kjo do të ndikojë negativisht, duke shkatërruar prodhimin vendas, si dhe do favorizojë importuesit e birrës.
“Iniciativa tjetër e tij për të barazuar akcizën e birrës që është edhe kundër direktivës se BE për të shkatërruar prodhimin vendas të birrës dhe për të favorizuar importuesit e saj. Për të shkatërruar importues e saj. Ky e ka kthyer Shqipërinë në një vend që eksporton krah punë dhe mendje për botën dhe me të ardhurat importon ushqime dhe gjithçka tjetër.
Të gjitha këto elementë tregojnë se përkeqësimi i situatës ekonomike sociale dhe rritja e skajshme e varfërisë ka vetëm një përgjegjës atë qeveris prej 10 vitesh.
Ne kemi inicuar ndryshime të rëndësishme në radhë të parë për të hequr kufizimet për bizneset që investojnë në impiante fotovoltatike që këtë të drejtë ta ketë AKBN dhe jo ministria. Ky do të ishte një kontribut shumë i madh për konsumatorët familjarë dhe jo vetëm por dhe për bizneset për ta zgjidhur vetë çështjen e energjisë. Sepse brenda 4 vitesh ky investim është i vetëshlyer. Menjëherë pas kësaj iniciative, ky sharlatan del dhe kërcënon prodhuesit vendas të energjisë elektrike. Të cilët kanë mbajtur peshën kryesore të prodhimit. Ky do t’i vërë tatim të jashtëzakonshëm si etërit e tij dikur, për arsye se këto ja japin FTL”, tha Meta.