“Bomba” e merkatos/ Të gjithë të çmendur pas Armando Brojës, sulmuesin e Kombëtares e do dhe Real Madridi

Armando Broja ka spikatur me paraqitjet e tij sezonin e kaluar me fanellën e Sauthemptonit, teksa shumë skuadra janë të gatshme ta bëjnë për vete sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

broja

Së fundmi prestigjiozja iberike “AS”, ka hapur faqen e parë me objektivat e Realit të Madridit në merkato dhe mes tyre është dhe Armando Broja.

Një lajm i bujshëm që vjen nga Spanja ku sulmuesi 20-vjeçar është në “radarët” e një ndër klubet më të mëdha në botë.

Së bashku me të si objektiva të merkatos janë edhe Okafor, Ruter, Sesko, Burkardi, Simiç, Brobi dhe Kalajxhiç.

Pas eksperiencës si i huazuar te Sauthemptoni, Broja është rikthyer te Çelsi dhe e ardhmja e tij është ende në dyshim të madh.

AS

– Arena e Lajmit


“Bomba” e merkatos/ Të gjithë të çmendur pas Armando Brojës, sulmuesin e Kombëtares e do dhe Real Madridi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook