Në emisionin “Open” në News24 u diskutua për zgjedhjet vendore, si edhe krizën në vend.
Gjatë emisionit pati debate dhe diskutime. Në fjalën e tij Fitim Zekthi tha se kryeministri Rama në 8 vite nuk ka mbështetur qytetarët.
Pjesë nga debati në studio:
Zekthi: Rama në 8 vite ka qenë në një fushatë permanente dhe kjo është mendësi e regjimeve totalitare. Përpjekje për të zënë diskursin publik që ka qenë i mbushur me debatet e opozitës.
Hila: S’ke opozitë ndaj merret me breshkat.
Zekthi: Një kryeministër ka përgjegjësi para kushtetutës jo opozitës. Duhet të ketë respekt për njerëzit që me zor jetojnë, ushqehen e paguajnë qiranë.
Hila: Gjithmonë ka një rrugë të re. Rama është politikan serioz jo artisti që bënte bohemin e hapte ekspozita, tashmë nuk tregon më sa piktura ka bërë. Rama Meta e Berisha punojnë nga 18 orë në ditë. Ka nisur fushatën siç ka bërë edhe më parë. Ndërsa pjesa tjetër zihet e kam unë apo nuk e kam unë vulën. Ka filluar fushatën se do ti fitojë këtë zgjedhje dhe që pala tjetër nuk ka produkt.
Hila: Çmimi i lartë i naftës, sepse nafta është monopol
Sulo: Ky nuk është argument
Hila: Ja ka vënë njëri përpara ai i foltores e ka vënë para. Nuk mund të thuash vëri dinamit depozitës tani.
Arion Sulo: Në shtetin më të varfër, me të ardhura më të ulëta , të jetë më e lartë. Qeveria nuk bën as paketë dhe as rezistencë, nuk thash atë. Thashë, kriza ka disa indikatorë,
Ndreca: Kjo është një krizë botërorë, nëse e krahason me Gjermani, tani jemi më mirë. Sa kohë flas unë ti flet…
Sulo: E kisha unë fjalën…
Ndreca: Nafta atje është e zhveshur nga tatimet.
Arena e Lajmit