Dorëzohet Bryzhi, Milani arrin më në fund akordin për transferimin e fantazistit belg

Sharl De Ketelere shumë shpejt pritet të jetë futbollisti më i ri i Milanit, pas akordit të arritur midis klubit kuqezi dhe Klub Bryzhit.

charles-de-ketelaere-milan

Pas negociatave të gjata që u zhvilluan midis kampionëve të Italisë dhe atyre të Belgjikës, akordi mes të dyja palëve mesa duket është arritur, me Bryzhin që do të përfitojë 32 milionë euro plus bonuseve.

Klubi belg nuk ishte dakord për këtë transferim, pasi pëlqente ta dërgonte lojtarin në Angli te klubi i Lids, me anglezët që ofronin më shumë, por ishte vetë dëshira e lojtarit që ka shtyrë Bryzhin të ndërrojë mendje dhe të pranojë ofertën e Milanit.

Siç raporton gazetari i njohur italian, Xhianluka Di Marcio, palët tashmë kanë nisur bisedimet për detajet e fundit të kontratës, me 21-vjeçarin që pritet të prezantohet shumë shpejtë te kuqezinjtë.

Arena e Lajmit


Dorëzohet Bryzhi, Milani arrin më në fund akordin për transferimin e fantazistit belg

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook