Dosjet/ Sekretari i Përgjithshëm i PS abstenon ligjin e maxhorancës, ja deputeti që iu ‘bashkua’

Gjiknuri

Dy figura të rëndësishme të maxhorancës kanë abstenuar dje në votimin për ndryshimin në ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit, i sjellë nga vetë shumica, i cili mori dhe votat e deputetëve të PD të grupit të Alibeaj.

Pas një seance maratonë, parlamenti votoi në mesnatë disa ndryshime në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumenteve nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një certifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja.

Në listën e publikuar nga Kuvendi për votimin, ajo që bie në sy është abstenimi i dy figurave të maxhorancës, deputetëve Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ishte dje i pranishëm në seancë dhe foli për krizën energjetike pas akuzave të opozitës, por jo për ndryshimin në ligjin e dosjeve.

Ndërkohë që Naço ka qenë ministër i Drejtësisë nga viti 2013 deri në vitin 2015 nga Lëvizja Socialiste për Integrim kur ishte në koalicion qeverisës me PS.

Nga ana e tyre nuk ka pasur ndonjë shpjegim për vendimin për të abstenuar, një qëndrim i ndryshëm nga grupi parlamentar i PS. Ndërkohë 25 deputetë të PD votuan pro ndryshimeve në ligjin për hapjen e dosjeve.

Dosjet/ Sekretari i Përgjithshëm i PS abstenon ligjin e maxhorancës, ja deputeti që iu ‘bashkua’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook