FOTO/ Kastrioti konfirmon stafin e ri, zbulohen kush do të jenë ndihmësit e Emiljano Çelës

Kastrioti vijon përgatitjet për startin e sezonit të ri futbollistik 2022/2023.

296269256_761771328277922_4387142196966274372_n

Gjatë një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” klubi krutan ka prezantuar tre pjestarë që do të jenë pjesë e stafit teknik.

296255678_1013058616051824_5990158677578540374_n

Zv.trajner do të vijojë të jetë Bekim Kuli, teksa trajner i portierëve është emëruar Redjan Baku. Roli i përgatitësit atletik do të mbulohet nga Ervin Baku dhe fizioterapist krahas Ervin Rremës është emëruar Orlando Kastrati, i cili rikthehet sërish te Kastrioti.

296209574_757517745451093_8626540055721220065_n

NJOFTIMI I PLOTË I KLUBIT TË KASTRIOTIT –

“KS Kastrioti ka kënaqësinë të prezantojë pjesën tjetër të stafit teknik, ku në krah të trajnerit Emiljano Çela, do të vijojë të jetë zv. trajneri Bekim Kuli.

Redjan Baku do të jetë pjesë e stafit teknik në rolin e trajnerit të portierëve, ndërsa përgatitës atletik do të jetë Ervin Baku. Fizioterapist, krahas Ervin Rremës, që ka qenë dhe sezonin e shkuar pjesë e stafit, i shtohet edhe Orlando Kastrati, që rikthehet sërish në skuadër.

KS Kastrioti i uron suksese stafit të ri teknik!”

– Arena e Lajmit


FOTO/ Kastrioti konfirmon stafin e ri, zbulohen kush do të jenë ndihmësit e Emiljano Çelës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook