Futbollisti i Mançester Sitit do Spanjën, agjenti ia ofron Realit të Madridit

Agjenti Zhorge Mendesh vazhdon të lëvizë në merkato, duke krijuar disa fronte. Në qendër të vëmendjes është Kristiano Ronaldo.

Bernardo Silva

Por portugezi nuk është i vetmi me të cilin po punon Mendesh.

Një tjetër lojtar i rëndësishëm është dhe Bernardo Silva. Ky i fundit i ka kërkuar Mendeshit të transferohet në La Liga në Spanjë dhe sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ai ia ka ofruar mesfushorin portugez Realit të Madridit.

Në fakt, gjatë kësaj kohe është folur shumë më tepër për Barcelonën si destinacion për Bernardo Silvën. Por në orët e fundit në lojë është shfaqur emri i Realit. Megjithatë, problemi qëndron te çmimi, me Realin që do të duhet të paguajë deri në 80 milionë euro për të.

Arena e Lajmit


Futbollisti i Mançester Sitit do Spanjën, agjenti ia ofron Realit të Madridit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook