Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviss, rinovoi sërish me kuqezinjtë, duke vazhduar të luajë futboll edhe pse është në moshën 40-vjeçare.
Nga pushimet që ai po kalon në Sardenja, suedezi ka gjetur kohë për të folur me fansat e tij dhe kur është pyetur se kur do të tërhiqet, ai nuk ka vonuar të përgjigjet në një mënyrë epike.
“Kur do të tërhiqem? Kurrë. Nëse unë tërhiqem, futbolli vdes”, ishin fjalët e sulmuesit 40-vjeçar.
Gjithashtu ai ka zgjedhur të lëshojë dhe një batutë për ish-shokun e tij të skuadrës, Xhianluixhi Donaruma, ku e ngacmon gardianin italian për hundën dhe se mezi pret që ta ketë kundërshtarë sa më shpejtë.
Arena e Lajmit