Kapitullimi total në Europë, shikoni sa humbasin klubet shqiptare nga eliminimi në Ligën e Konferencës

Viti 2022 mund të konsiderohet si dështim për skuadrat shqiptare në rastin e përfitimeve nga Europa. Katër skuadrat së bashku sivjet kanë grumbulluar pak më shumë se 2 milionë euro.

tirana-laci-vllaznia-partizani

Kështu pjesën e luanit e merr Tirana me 810 mijë euro. Në vendin e dytë Laçi me 550 mijë euro. Vllaznia me 450 mijë dhe Partizani me 250 mijë euro. Saktësisht janë 2060000 euro.

Në krahasim me sezonin e shkuar shuma është shumë e ulët dhe ekipet tona kanë humbur një të tretën e parave. Sezonin e shkuar ekipet shqiptare grumbulluan 3060000 ose 1 milion euro më shumë se ky sezon.

Një situatë që do të rrudhë në investime skuadrat tona, duke ditur që vjet Teuta grumbulloi 1.11 milionë euro, ndërsa Laçi 850000 euro. Veç humbjeve Shqipëria humbet shumë edhe në koeficient, sepse vetëm Laçi, Vllaznia e Partizani kanë marrë rezultate pozitive.

te ardhurat

Arena e Lajmit


Kapitullimi total në Europë, shikoni sa humbasin klubet shqiptare nga eliminimi në Ligën e Konferencës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook