“Komunizmin nuk e rrëzoi non grata juaj”, Rama: E mori lëvizjen studentore si Sekretar Partie. Po mos ta kishte marrë…

34ecc9a0 1493 4c94 9d9f 4102bcbf8cdd

Kryeministri Edi Rama ishte i ashpër me opozitën mbrëmjen e sotme (e enjte) teksa në Kuvend po diskutohen disa amendamente në ligjin për hapjen e dosjeve. 

Sipas tij në kohën kur së bashku me Ardian Klosin dhe Kasem Trebeshinën u kërkuan njerëzve të firmosnin në vitin 1990 peticionin për lirimin e të burgosurve politikë dhe për këtë u etiketua si fashist. 

Pjesë nga fjala e Ramës

Ti do më testosh mua? Por për cfarë do më testosh?! Unë testin e parë e kam bërë kur kam nxjerrë bashkë me Ardian Klosin Kasëm Treneshinën nga shtëpia, i pari i burgosur i regjimit komunist që u shfaq në publik. Se deri në atë kohë ishin në hije.

Unë e kam bërë testin e tij kur bashkë me Klosin dhe Trebeshinën  në sallën e Institutit të Arteve u kemi thënë njerëzve që para se të ikni firmosni një peticion për lirimin e të burgosurve politik dhe rishikimin e figurës së Enver Hoxhës.

Atë peticion Rilindja e tyre Demokratike nuk e botoi dhe e kam takuar non gratën tuaj para jush edhe para Oertit edhe para teje (Alibeajt) kur kemi qenë me Kasëm Trebeshinën dhe Ardian Klosi tek stadiumin. Mua nuk më thirri partia juaj, se me atë parti i ndava rrugët që në sekondën e parë.

Që kur thanë që Ramiz Aline e kemi konsensual dhe do ta vemë kandidat të përbashkët. Mua më etiketuan të dyja edhe ajo e punës edhe ajo e antikomunistëve komunist fashistë.

Non grata juaj nuk donte të na linte te flisnim. Tha nuk mund ta flasin këtu ata që duan të nxjerrin nga burgjet llumin. Kush ishte llumi? Llumi ishin të parët tuaj dhe që ju u kthyet në llum të atij që i quante llum të parët tuaj.

Keni vite që jeni zhytur dhe jeni bërë pjesë e atij llumi saqë nuk kuptoni cfarë po bëni.

Dhe më thua ti mua test, po pse nuk i hapët ju dosjet. Pse i hapëm ne dosjet. Ti flet për 30 pleq 80 vjecare nuk duhet të dalin me disa foto?! Për mua ata janë turizëm politikë, elementë turistik. Kurse ju ata ju japin punë Enver Hoxha ju jep punë.  Ju ju japin punë drejtorët e kampeve që as i keni takuar dhe as i keni parë kurrë. Pa ata ju do ishit të papunë. Pa ata nuk do ekzistonte non grata juaj. Ai është pjella e asaj partie dhe atij barku. Ai mori dhe e importoi të gjithë mënyrën tinzare, të pabesë dhe e bëri frymë dhe germë të PD, prandaj jeni katandisur kështu”, tha Rama.

“Komunizmin nuk e rrëzoi non grata juaj”, Rama: E mori lëvizjen studentore si Sekretar Partie. Po mos ta kishte marrë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook