Nikolo Zaniolo është një nga objektivat kryesorë të Juventusit këtë merkato vere. Gjithsesi për italianin, ka ardhur dhe një interes nga skuadra e Totenhemit.
Siç raporton “The Sun”, Antiono Konte e ka vendosur si prioritet mesfushorin italian, që e shikon si një lojtar të rëndësishëm për skuadrën e tij.
Juventusi prej kohësh po negocion me Romën për të arritur në një akord të përbashkët, por duket se klubi anglez mund ta ketë më të lehtë të paguajë çmimin e vendosur nga verdhekuqtë për 23-vjeçarin.
Arena e Lajmit