Laporta nuk fshihet: Kemi një borxh ndaj Mesit, duam që ta përfundojë karrierën te Barcelona!

Hoan Laporta dëshiron që të risjellë sërish te Barcelona, Lionel Mesin. Gjatë një eventi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, presidenti i katalanasve u prononcua duke deklaruar se dëshirojnë që ylli argjentinas ta mbyllë karrierën te Barcelona dhe se kanë një borxh moral ndaj tij:

laporta mesi

“Historia e Mesit nuk përfundoi ashtu siç donim të gjithë. Ishte shumë e kushtëzuar nga problemet ekonomike.

Ne kemi një borxh moral ndaj tij dhe duam që ai të përfundojë karrierën te Barcelona dhe të duartrokitet në të gjitha stadiumet. Kjo është aspirata jonë.

Nuk ka asgjë për të thënë, ndihem bashkëpërgjegjës për mënyrën se si përfundoi, por mendoj se është një përfundim provizor. Unë mendoj se do ta bëjmë realitet.”, përfundoi Laporta.

– Arena e Lajmit


Laporta nuk fshihet: Kemi një borxh ndaj Mesit, duam që ta përfundojë karrierën te Barcelona!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook