Mesfushori i Juventusit analizon bardhezinjtë, Zakaria: Pogba do të rikthehet shpejt, Di Maria…

Denis Zakaria, apo thjesht “Zak” për shokët e tij të skuadrës, pseudonimi që tashmë i ka vënë Pol Pogba, luajti pjesën e dytë kundër meksikanëve të Çivasit dhe e nisi si titullar me Barcelonën në turneun amerikan që po zhvillon Juventusi. Mesfushori zviceran duket menjëherë në formë fantastike, duke qene një garanci e rëndësishme për trajnerin Masimiliano Alegri, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë teknik, si e konfirmoi edhe asisti ndaj Barcelonës për Mois Kenin.

ZAKARIA

“Zak”, testet e treguan, por mbi të gjitha fusha konfirmoi se jeni ndër lojtarët më në formë të Juventusit deri në këtë moment të fazës përgatitore…

Jam i lumtur për dy ndeshjet e bëra në këtë turne, pasi e vërteta është se e kam nisur disi më përpara stërvitjen, por edhe pasi u bashkuam me grupin po punoj më mirë sesa vjet. Tashmë i njoh më mirë shokët e mi të skuadrës, sidomos kolegët e repartit tim. Por siç thotë me të drejtë trajneri, të gjithë duhet dhe mund të bëjmë shumë herë më mirë.

Lidhur me afrimet e reja, çfarë ndjesish ju ka dhënë Di Maria, i cili edhe ndaj Barcelonës ishte ndër më të mirët në fushë?

Për Angelin është aq e lehtë që të luajë futboll, sa na shtyn edhe ne të tjerët që ta ndjekim atë. Ka një cilësi që është e vështirë për t’u shpjeguar dhe jam i bindur se këtë sezon do të na ndihmojë shumë që të rrisin rendimentin në mënyrë të rëndësishme. Është një goditje fantastike nga ana e Juves dhe shpresojmë të na tërheqë me siguri drejt objektivave që i kemi vënë vetes.

Po ndeshja me Barcelonën, çfarë ndjesish ju la?

Ishte një fillim i mbarë për ne, sepse treguam se ditëm të reagonim në momentet më të vështira dhe kjo do të thotë që të jesh një skuadër.

Ndërkohë, është dëmtuar Pogba. Sa e ndëshkon Juven kjo gjë, por mbi të gjitha jeni i lumtur që ju garanton më shumë hapësirë në fushë juve?

Dëmtimi i Pogbasë më trishtoi, njësoj sikur të isha dëmtuar unë. Dhe te Juventusi, por edhe unë në karakter, nuk dua që vendin të ma hapë dikush, pasi jam mësuar ta fitoj gjithçka me punë dhe disa cilësi i kam, përderisa ishte trajneri Alegri që më donte këtu.

Cila është gjendja e Pogbasë aktualisht?

Është një moment jo i bukur, pasi e kishte nisur me eufori. Por Pol është tepër i fortë për t’u dorëzuar dhe jam i sigurt që do ta kalojë shpejt këtë problem. Ai ka ardhur për trofe te Juventusi, nuk ka kohë që të humbë.

Arena e Lajmit


Mesfushori i Juventusit analizon bardhezinjtë, Zakaria: Pogba do të rikthehet shpejt, Di Maria…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook