Shkoi të mjekohet pasi u plagos me armë zjarri, i riu në Elbasan arrestohet pasi nuk tregoi rrethanat e ngjarjes

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738 1

Një i ri ka shkuar ditën e sotme për tu mjekuar në spitalin e Elbasanit pasi ishte plagosur me armë zjarri, ndërsa është arrestuar për shkak se nuk ka treguar rrethanat e ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë, i riu i plagosur në këmbë është arrestuar së bashku me dy shokët e tij të cilët po ashtu nuk kanë treguar çfarë ka ndodhur me të.

Fatmir Murati 35 vjeç, dhe miqtë e tij Sh. H., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, të tre banues në lagjen “5 Maji”, u arrestuan pasi gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, Murati ka deklaruar se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Shkoi për mjekim në spital, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, dhe nuk tregoi rrethanat e ngjarjes, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë (shokët e tij), për moskallëzim krimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. M., 35 vjeç, Sh. H., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, të tre banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.
Më datë 30.12.2022, rreth orës 21:30, ka shkuar për mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi F. M., me një plagë në këmbë, e dyshuar e shkaktuar nga një armë zjarri. Pasi ka marrë mjekim, ky shtetas ka dalë nga spitali.
Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, shtetasi F. M. ka deklaruar se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori, në vendin e quajtur “Harqet”.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar edhe shtetasit Sh. H. dhe M. G., shokë të shtetasit F. M., të cilët gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar rrethanat e vërteta të ngjarjes.
Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë send të kundraligjshëm, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes të pretenduar nga 35-vjeçari.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Shkoi të mjekohet pasi u plagos me armë zjarri, i riu në Elbasan arrestohet pasi nuk tregoi rrethanat e ngjarjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook