Teuta mund Skënderbeun, “tris” golash në miqësoren e Korçës

Teuta, pavarësisht se deri më tani është përballur me largime dhe shumë pak afrime, nuk e llogariti Skënderbeun dje në Korçë, duke e mundur me shifrat e pastra 0-3.

teuta

Durrsakët treguan se janë një skuadër më e freskët, duke dominuar pjesën e dytë, pavarësisht se në këtë pjesë diferencat ishin të vogla dhe loja u zhvillua e ekuilibruar.

Golat e durrsakëve u shënuan nga Oshafi, Kotobelli dhe i riu Kapllani. Ditë më parë durrsakët mposhtën Skënderbeun U-19 me shifrat 0-8.

NDESHJA – Teuta mori kontrollin e lojës që në minutat e para duke fituar terren menjëherë, por ka gjetur një Skënderbe të mirëvendosur në fushë, që nuk linte hapësira për kundërshtarin dhe mundohej të organizohej në daljet e shpejta.

Pikërisht rasti i parë u takon korçarëve, që me Pusin bëjnë gjithçka mirë në të majtë të sulmit, por shkodrani bllokohet nga Qaqi në momentin e finalizimit.

Teuta gjen golin e parë në minutën e 16-të të takimit, pas një gabimi në mbrojtje nga ana e Skënderbeut. Oshafi vjedh bukur një top nga Frashëri dhe i vetëm përballë Ruçit e çon në cepin e portës.

Në pjesën e dytë ndërrimet i ulin ritmin lojës, që duket më e vendosur në mesin e fushës, por me Teutën që arrin të shënojë dy herë në portën e Alliut.

Në minutën e 70-të është Kotobellii, i cili me një diagonale nga brenda zonës mposht portierin e Skënderbeut duke dyfishuar rezultatin.

Pesë minuta nga fundi i krejt takimit, talenti Kapllani shënon një supergol nga distanca, duke e çuar topin atje ku Alliu e ka të pamundur të arrijë.

Minutat finale nuk sjellin asgjë të rëndësishme për të dyja ekipet dhe ky takim mbyllet me shifrat 0-3 në favor të Teutës.

Durrsakët pritet të luajnë edhe një test të fundit me Egnatian para se të mbyllin përgatitjet në Korçë, ndërsa Skënderbeu ka një rrugë të gjatë për të bërë në këtë fillim faze.

ND (1)

– Arena e Lajmit


Teuta mund Skënderbeun, “tris” golash në miqësoren e Korçës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook