U transferua te Mançester Junajtid, Eriksen do të mbajë fanellën me numër…

Mançester Junajtid ka konfirmuar numrat e fanellave të transferimeve të kësaj vere në “Old Trafford”. Kristian Eriksen do të mbajë bluzën me numër 14.

6b6bc04ebdae455c

Mesfushori danez firmosi me parametër zero këtë muaj, ndërsa 6 muajt e fundit luajti për Brentfordin.

30-vjeçari ishte goditja e dytë në merkato për trajnerin Erik ten Hag pas transferimit të mbrojtësit të majtë, Tajrell Malacia, nga Fejnordi në fillim të këtij muaji.

Zgjedhja e parë Eriksenit ishte numri 8, por ai u mor këtë sezon nga Bruno Fernandesh.

Portugezi la 18-ën pasi 8-ta u lirua nga largimi i Huan Matës. Eriksen ka mbajtur numrin 8 kur luante për Ajaksin, ndërsa me Danimarkën ka 10.

Por gjatë 6.5 viteve që luajti në Premier Ligë me Totenhemin ai i mbajti numrin 23. Danezi u rikthye të luajë futboll në janar pas arrestit kardiak që pësoi në Europianin e verës së shkuar.

Arena e Lajmit


U transferua te Mançester Junajtid, Eriksen do të mbajë fanellën me numër…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook