Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë në Kamboxhia mes Next Step FC dhe Prey Veng FC, e cila përfundoi me rezultatin 2-4 për skuadrën mike është realizuar një supergol.
23-vjeçari, Bruno Uellington Krenkel i skuadrës së Next Step FC në minutën e 4′ pas një veprimi duke i kaluar topin kundërshtarit mes këmbëve iku me sprint drejt portës dhe me një “silurë” ka goditur dhe topi shkon drejt e në trekëndësh.
Një veprim dhe gol që mori vëmendjen e të gjithëve duke u bërë viral në rrjet.
– Arena e Lajmit