Zbulohen amendamentet e PS, si do të ndalohen të kandidojnë kryetarët e partive, gjyqtarë dhe diplomatë që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit

Kuvend

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend dy projektligje për ndalimin e kandidimit në funksione të larta publike të personave që provohet nga Autoriteti i Dojseve se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në kategoritë që përfshihen në këtë ndalim përmes dispozitës ligjore janë organet kushtetuese, gjyqtarët, prokurorët, zv.ministrat, trupin diplomatik, policinë dhe SHISH.

Të njëjtën kohë shumica në Parlament ka bërë disa amendamente edhe në ligjin e partive politike ku KQZ-ja detyrohet të mos regjistrojë partitë të cilat kanë kryetarë të provuar nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Amendamentet e PS

“Neni 3/1

Ndalimi për kandidim dhe ushtrimin e funksioneve të larta publike për efekt të ligjit nr.45/2015

ç)         në postin e prefektit;

ë)        në Policinë e Shtetit;

Amendamenti në ligjin e partive politike

“Neni 26/1

Në rastet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar” i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi.

Në rast se me kalimin e afatit dy mujor, partia politike nuk ka zbatuar procedurat statutore për zëvendësimin e kryetarit, ose, sipas rastit, nuk ka zgjedhur kryetarin e ri, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë së partisë politike, në përputhje me shkronjën “d” të nenit 26 të këtij ligji.

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrohet në regjistrin e partive politike. Kërkesa paraqitet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Gjykata vendos për pranimin e kërkesës, shpërndan partinë poltike dhe e ç’regjistron atë në përputhje me shkronjën “d” të nenit 26 të këtij ligji”.

Zbulohen amendamentet e PS, si do të ndalohen të kandidojnë kryetarët e partive, gjyqtarë dhe diplomatë që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook