ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Egnatia prezanton ish-futbollistin e Partizanit

Tashmë është zyrtare, Donald Mëllugja është futbollist i ri i skuadrës së Egnatias.

DONALD MELLUGJA

Ashtu siç e kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, ish-mesfushori i Partizanit ka nisur një aventurë të re në Rrogozhinë duke u vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova.

27-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Egnatian, teksa do ta mbajë të lidhur për të paktën në Rrogozhinë deri në vitin 2025.

Përveç Partizanit, Donald Mëllugja ka qenë pjesë edhe e Burrelit, Besës, Bylisit dhe Kastriotit.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË EGNATIAS –

“Njoftim

🟢 Mellugja firmos për 3 sezone.

✍️ Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare me mesfushorin polivalent Donald Mellugja. I cili pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën në sezonin e ri.

Skeda:

Emri: Donald

Mbiemri: Mellugja

Mosha: 31/05/1995

Karriera: Burreli, Besa, Bylis, Partizani, Kastrioti.”

– Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Egnatia prezanton ish-futbollistin e Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook