Eksod titullarësh, qershori i ardhshëm i frikshëm për Interin

Milan Shkriniar është vetëm njëri prej organikës zikaltër, kontrata e të cilit skadon në 2023. Qershorin e ardhshëm Interi duhet të përgatitet për një revolucion të mundshëm, pasi nëse nuk do të rinovojnë, eksodi do të jetë i pashmangshëm dhe ata që preken do të jenë edhe titullarët.

INTER

Për të nisur nga porta, Samir Handanoviç e Aleks Kordaz pritet të lënë skuadrën në qershor, me kapitenin që mund t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur. Mbrojtja do të jetë reparti më i prekur me Shkriniarin dhe De Vrajin që nëse nuk rinovojnë, do të largohen, ashtu si një tjetër lider i dhomave të zhveshjes: Danilo D’Ambrozio.

Darmian e Galjardini përfaqësojnë mesfushën në këtë listë, ndërkohë që emrat janë me peshë edhe në sulm. Romelu Lukaku është i huazuar zyrtarisht për një vit dhe nëse huazimi nuk përsëritet, belgu do të lërë Milanon, i ndjekur nga Xheko që në qershorin e ardhshëm do të jetë 37 vjeç dhe nuk do të sigurojë dot një kontratë të re.

Arena e Lajmit


Eksod titullarësh, qershori i ardhshëm i frikshëm për Interin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook