Elbasan/ Përplasen dy automjete, paralizohet trafiku

6e302723 4f5c 4408 9db6 292dd2623817

Një aksident i ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Labinot Fushë ka paralizuar përkohësisht qarkullimin duke krijuar radhë të gjata.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar në gjendje të rëndë, por automjet janë dëmtuar pjesërisht.

Gazetari Fatmir Popja raporton se si rezultat e këtij aksidenti dhe fluksit të jashtëzakonshëm të qarkullimit të automjeteve në këtë aks të rrugës kombëtare është paralizuar përkohësisht qarkullimi.

Policia me forca të shumta ka disiplinuar qarkullimin duke rikthyer normalitetin. Ndërkohë janë shtuar masat dhe që nga mesi i Dhjetorit policia rrugore po monitoron pa ndërprerje qarkullimin për të evituar problematikat që mund të krijohen në aksin “Tyneli i Krrabës” -Elbasan.

Elbasan/ Përplasen dy automjete, paralizohet trafiku

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook