Finalja e Superkupës së Anglisë, Guardiola: Do të ndiejmë mungesën e largimeve, nuk ndryshoj për Halandin

Pep Guardiola ka pranuar se largimet e Sterlingut, Zinçenkos dhe Zhezusit do të ndihen nga Mançester Siti këtë sezon. Megjithatë, blerjet e Halandit, Filipsit dhe Alavarezit do të ndihmojnë klubin për të luftuar për titullin e pestë të Premier Ligës në 7 sezone.

guardiola

“Qytetarët” do të kërkojnë të fitojnë trofeun e parë sezonal sot kur të diskutojnë me Liverpulin Superkupën e Anglisë.

“Pa Sterlingun, Zhezusin dhe Zinçenkon ne nuk do të kishim arritur suksesin e sezonit të shkuar.

Rahim është një lojtar i klasit botëror dhe do të na mungojë. Gabriel është lojtari më i këndshëm që unë kam punuar dhe kishte një detyrë të vështirë për të luftuar me Agueron.

Ai është sulmuesi mbrojtës më i mirë që kam punuar. Luan 5 minuta dhe për të janë 5 minutat më të mira të jetës. Ata do të na mungojnë të gjithë”, tha Guardiola për sajtin e klubit.

Tekniku katalanas i paralajmëroi blerjet e reja se ai nuk do ta përshtatë stilin e tij të lojës për ta.

“Ne nuk do të ndryshojmë mënyrën se si luajmë. Do të përshtatim këta lojtarë. Ne duam që Haland, Filips dhe Alvarez të na japin versionin më të mirë të tyre. Ndjesia është shumë pozitive”.

Një lojtar që Pep e di se mund të besojë është sigurisht Kevin de Bryjne, të cilin ai e cilësoi organizatorin më të mirë në botë:

“Ndoshta po, ai është mesfushori më i mirë në botë. Jam shumë i lumtur që është lojtari i fundit që është ende në skuadër që kur unë erdha këtu.

Veçanërisht sezonin e shkuar ai ka shënuar shumë gola nuk ka dhënë vetëm asiste. Në momente të veçanta, veçanërisht në Premier Ligë, ai ka qenë një lojtar kyç.

Ai është më i pjekur dhe e kupton ndeshjen në mënyrë perfekte tani. Ndihet një lojtar më i mirë. Por nuk do ta pranojë këtë sepse është modest dhe i ndrojtur.

Mua më pëlqen të punoj me lojtarë si Kevini, të cilët janë të nivelit botëror, por sillen sikur të ishin ndryshe. Ai është një djalë normal që i pëlqen të luajë futboll”.

Guardiola konfirmoi se Laporte do t’u mungojë “Qytetarëve” deri në muajin shtator pas dëmtimit në gju.

Arena e Lajmit


Finalja e Superkupës së Anglisë, Guardiola: Do të ndiejmë mungesën e largimeve, nuk ndryshoj për Halandin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook