Harrohen ofendimet/ Konte dhe Mou përqafohen sot në Izreal, miqësorja zhduk armiqësinë mes trajnerëve

Dikur, dhe jo shumë kohë më parë, Antonio Konte për Zhoze Murinjon ishte një “kloun buzë fushës”, ndërsa portugezi për trajnerin nga Salento ishte i sëmurë me “demencë të parakohshme” pasi i harronte humbjet shpejt. Kur sfidoheshin në Angli, deklaratat përkatëse, para dhe pas garës, ishin shumë të ngarkuara me epitete të qarta, të një rivaliteti të tejmbushur në planin personal.

202105060451-main.cropped_1620251478

“Thjesht një burrë i vogël”, përkufizimi i Kontes ndaj portugezit me Murinjon që pretendonte se nuk ishte “skualifikuar kurrë për ngjarje të lidhura qoftë edhe për së largu me bastet futbollistike”.

MIRËKUPTIMI – Sot në 20:15, në kuadër të miqësores në Izrael mes Totenhemit dhe Romës, dy trajnerët do të takohen pas katër vitesh nga hera e fundit dhe klima është shumë herë më pozitive. Kjo duket nga fjalët e Kontes në konferencën në prag të ndeshjes kundër Romës të rivalit të përjetshëm Murinjo, i cili tashmë nuk shihet më si i tillë, por si aleat. Fjalët e rënda janë zhdukur, për të mos thënë që janë harruar.

“Tani kemi një marrëdhënie respekti reciprok. E vlerësojmë njëri-tjetrin. Edhe historia e futbollit flet qartë për ne. Ashtu si unë, edhe ai ka të njëjtët objektiva. Lufton gjithmonë për të fituar dhe shpeshherë ia ka dalë me sukses. Jemi të gjithë të lumtur që do të zhvillojmë një miqësore me një prestigj të tillë”, u shpjegoi Konte sinqerisht atyre që e pyetën se si do të përballet me Mou-në kur ta takojë përpara ndeshjes.

Arena e Lajmit


Harrohen ofendimet/ Konte dhe Mou përqafohen sot në Izreal, miqësorja zhduk armiqësinë mes trajnerëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook