“I.M. që ai pretendon e ka sjellë në pushtet në 2013”, Salianji për ligjin e “dosjeve”: Luftë politike për të goditur një nga drejtuesit e opozitës

Salianji 3

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklarua se nxjerrja e një dokumenti mbi shtetasin I.M në një kohë që po kryhej rithemelimi i Partisë së Lirisë, tregon se e gjitha ishte një luftë politike që godet një nga drejtuesit e opozitës.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, Salianji tha se kryeministrin në fakt duhet ta shqetësojnë emrat e gjyqësorit që dyshohen si bashkëpunëtorë të sigurimit.

“E tha vetë kryeministri një pjesë e madhe e fjalimit nëse ishte apo jo I.M.
I.M. që ai pretendon e ka sjellë në pushtet në 2013 e kanë pasur një bashkëpunim të gjatë e njihen më mirë se kushdo. Autoriteti i Dosjeve nxjerr një dokument ditën kur rithemelohet një parti të bën të mendosh që bëhet për luftë politike për të goditur një nga drejtuesit e opozitës. Pse Rama nuk ka shqetësim për personat që kanë emrin dhe janë pjesë e gjyqësorit?

Mendoj që këtë kanë menduar të shfrytëzojnë momentin për të hapur një çerek por nuk funksionon kështu me Ramës ai i keqpërdor gjithçka që merr në dorë.

Nëse bëhet lustracioni i plotë kjo është vlera. Të gjithë ata që janë përdorur për të mbajtur në këmbë një regjim kriminal, marrja e ndëshkimit është mesazh për shoqërinë. PS ende nuk dënon krimet e komunizmit nuk ndahet dot nga firma e paraardhësit të vet politik. Luftë meskine politike. E keni parë si në publik ish të përndjekur kanë kërkuar prej vitesh dosjen e tyre në Autoritetin e dosjeve e nuk e kanë akoma. Pse mos të bëhej me një institucion të besueshëm? Të dimë së pari kush janë punëtorët e Sigurimit”, u shpreh Salianji.

Arena e Lajmit

“I.M. që ai pretendon e ka sjellë në pushtet në 2013”, Salianji për ligjin e “dosjeve”: Luftë politike për të goditur një nga drejtuesit e opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook