Ligji për ‘dosjet’/ “S’mund të kalohej me hije që shfaqen natën”, Ervin Salianji kundër: PD duhet të kërkonte shtyrjen! Koha do të tregojë se…

Salianji

“PD duhet të kërkonte shtyrjen e votimi për ligjin për hapjen e dosjeve”, kështu është shprehur deputeti demokrat Ervin Salianji,  në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Ai theksoi se pavarësisht se u miratua koha do të tregojë se nuk kemi të bëjmë aspak me hapjen e dosjeve.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: 94 deputetë votuan pro për hapjen e ligjit për dosjen ju nuk votuat pse?

Salianji: Ky është një ligj i thjeshtë që do të kalonte me votat e mazhorancës, thelbësore për të diskutuar është nëse do hapen dosjet apo jo. Por nuk mendoj se jemi para kësaj situate. Amendimi i PS do ti japë një instrument tjetër Ramës për të hapur debate. Një votim i tillë i rëndësishëm kur të dy pjesët e PD kanë bërë propozime për lustracioni, s’mund të kalohet me hije që shfaqen natën. Hijet që shfaqen natën i kemi parë. Cilido që ka pas interes nga personat për tu njohur e dosjet, tashmë do ta përcaktojë Autoriteti i Dosjeve që kontrollohet nga Rama. Në këtë sens Edi Rama dhe partia e tij nuk janë ndarë dot nga e shkuara.

Aty ka hetues të komunizmit që kanë manipuluar. në institucione publike ka akoma…Ky është ky distancim i PS që i drejtohen njëri tjetrit me shokë e shoqe. Si mundet që PD të bjerë në grackë!? Kjo është për të hedhur hi syve. Po të gjithë ata që kanë torturuar ,vrarë e persekutuar në këtë vend. Rama tha lustracionin ta harroni…Pra shiheni se si manipulon në publik. mendoj se këtë do ta faktojë koha që nuk është hapje e dosjeve, pa diskutim që në parim nuk besoj ka njeri kundër. Nëse ka qëndrime që në të ardhmen do të bëhen publike do të duket kur të vijë lustracioni. Nëse paska këtë darkodësi PS hajde kalojmë ligjin e PD. Po cili është qëllimi sot!?Si mund të fokusohet vëmendja e publikut vetëm tek bashkëpunëtorët? Po ata që kanë bërë krime.

Ligji për ‘dosjet’/ “S’mund të kalohej me hije që shfaqen natën”, Ervin Salianji kundër: PD duhet të kërkonte shtyrjen! Koha do të tregojë se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook