“Me urdhër të një e-maili anonim të sigurimit”, Vasili: Rilindasit në pushtet e opozitë nuk votuan hapjen e dosjeve, por ngjalljen e Autoritetit të vetëvrare të Manipulimit të tyre

Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se rilindasit në pushtet e opozitë nuk votuan hapjen e dosjeve, por ngjalljen e Autoritetit të vetëvrare të Manipulimit të tyre.

Vasili publikon prononcimin e shkrimtare së persekutuar Vera Bekteshi e cila thotë se prej më shumë se një viti ka bërë kërkesë për dosjen e saj, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Autoritetit.

Ai shkruan se dhimbja e thellë e të përndjekurve politikë u përdor thjesht si plaçkë tregu për pazarin e qelbur mes rilindasve në pushtet dhe rilindasve në opozite, që u vunë në lëvizje në një dite vape të korrikut dhe për turp e faqe të zezë me urdhrin e e-mailit të Sigurimit të Shtetit dhe e gjitha kjo tollovi vapë behari vetëm për shkak se Edi Ramës i hyri lepuri në bark se Ilir Meta krijoi dhe drejton Partinë e Lirisë.

POSTIMI I PLOTË
Rilindasit ne pushtet e opozite nuk votuan fare hapjen e dosjeve, por ngjalljen e Autoritetit te vetëvrare te Manipulimit te Dosjeve!!(VIDEO).

Rilindja dhe rilindasit me mëditje ne opozite, votuan të enjten në mesnate, me urdhër te një emaili anonim të sigurimit, disa ndryshime jo e jo për hapjen e dosjeve, por për te ringjallur Autoritetin e vdekur te Manipulimit te Dosjeve, qe u vetëvra ne 26 korrik te këtij viti pasi dështoi në mënyrën më të turpshme në manipulimin mafioz kundër Ilir Metes.

E para. Per t’i dhene fund talljes dhe mashtrimit me te perndjekurit politike.
Te gjithe te perndjekurit politike duhet ta dine te verteten, pra qe dosjet nuk hapen fare. Ata duhet ta dine se paçavurja qe votuan rilindasit ne pushtet dhe opozite e thote e zeza mbi te bardhe, qe eshte vetem Autoriteti i Manipulimit te Dosjeve, i cili do te vendose per secilin ne se hapet dosja dhe ne se i jepet apo jo informacioni i kërkuar.

E dyta. Dhimbja e thelle e te perndjekurve politike u përdor thjesht si plaçke tregu per pazarin e qelbur mes rilindasve ne pushtet dhe rilindasve ne opozite, qe u vunë ne lëvizje ne një dite vape te korrikut dhe per turp e faqe te zeze me urdhrin e emailit te Sigurimit te Shtetit, te atij Sigurimit qe edhe sot kontrollon fatet e atyre, qe i vrau, i persekutoi dhe i internoi dhe e gjitha kjo tollovi vape behari vetëm për shkak se Edi Rames i hyri lepuri ne bark se Ilir Meta krijoi dhe drejton Partine e Lirise.

E treta. Rilindasit ne pushtet dhe rilindasit me meditje ne opozite votuan vetëm pro Autoritetit te Vdekur te Dosjeve, qe ne 26 korrik tregoi fytyren si zorre qorre e Qeverise kur manipuloi e shkeli çdo ligj, qe konsumoi vepra penale pa fund, qe prodhoi 7 vendime mafioze te manipuluara ne nje dite, kur prodhoi deri edhe gjeneralitet false, kur manipuloi te vertetat, qe nuk i luan as topi dhe qe ulerasin me dokumente shkresore te shkruara me shkrim dore.

E katerta. Autoriteti i Manipulimit te Dosjeve është sot nen akuze me fakte, prova e dokumente dhe asnjë alibi politike apo juridike e deshperuar nuk e shpëton dot nga dënimi.

E pesta.Sot e kesaj dite ky Autoritet i Manipulimit te Dosjeve nuk iu jep për muaj e vite as përgjigje për informacionin e kërkuar as te përndjekurve politike, rasti i Zj.Vera Bekteshi e përndjekur politike, intelektuale dhe shkrimtare e njohur, nuk ka nevoje për koment.

Çfarë talljeje, e pra ky Autoritet i degraduar i Manipulimit te dosjeve do te vendose për hapjen e dosjes se çdo te përndjekuri politik.

E gjashta. Autoriteti i Manipulimit te Dosjeve sot qelbet erë ne mënyre me te neveritshme se Sigurimi Shtetit dje dhe kërkohet te përdoret nga rilindja si instrument për te vrare pluralizmin, për te shantazhuar çdo kundërshtar qe tregon vjedhjet dhe grabitjet e miliarda eurove nga pushteti.

Ky është një objektiv i vdekur për rilindjen ashtu si vete Autoriteti i vetëvrare i Dosjeve.
P.S Shikoni VIDEON me poshtë se si Autoriteti i Manipulimit te Dosjeve për me shume se një vit as nuk i jep përgjigje kërkesës se ligjshme për informacion.

“Me urdhër të një e-maili anonim të sigurimit”, Vasili: Rilindasit në pushtet e opozitë nuk votuan hapjen e dosjeve, por ngjalljen e Autoritetit të vetëvrare të Manipulimit të tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook