“Nuk qëlluat në shenjë”, Ben Blushi publikon foton dhe kërkon të takohet me personazhin, ja përgjigja që merr në FB

312604703 652999383065973 2918894569025774940 N

Ben Blushi herë pas herë në rrjetin e tij social Facebook, ndan me ndjekësit e tij momente të shkëputura nga përditshmëria. Ditën e djeshme ai ka publikuar një fotografi të bërë nga liqeni, ndërsa shihet një burrë dhe një grua. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e Ben Blushi ka qenë mbishkrimi  në bluzën e burrit, në pjesën e pasme të bluzës shënohet B.Blush dhe numri 35. Ndërsa Ben Blushi pyet se kush mund të jetë B.Blushi, duke postuar foton në FB, kërkon që kushdo e njeh personin të fjalë të mund të komunikojë me të.

Por duket se vetë personazhi në foto, duket se është ndjekës i Ben Blushit dhe ka pasur një reagim në këtë status.

“E vertete, z. Blushi, nuk jeni ju sepse B. Blushi ne foto jam une. E kam emrin Besmir, nuk e qelluat ne shenje. Dhe sigurisht numri 35, ka kuptimin e moshes sime, si dhurate nga dikush i afert i imi. Foton bardhe e zi e bejme kur te doni. Respekte”, shkruan Besmir Blushi në statusin e Ben Blushit.

Gjithashtu nuk ka munguar edhe përgjigja nga vetë Ben Blushi.

“ Faleminderit Besmir dhe me vjen mire qe u njohëm. Jam i bindur qe origjina jone e largët rrjedh nga fshati Blush i Kolonjes, nga i cili gjyshi i gjyshit tim ka ikur ndoshta para 200 vitesh. Do doja te takoheshim kur te mundesh për të shkembyer historitë tona.”

Statusi i plotë:

Nuk e di kush është B.Blushi i cili ka dalë sot te liqeni për ecje, por di që B.Blushi në këtë foto nuk jam unë.

Dikush ma coi këtë fotografi dhe unë e postova me shpresën se mund takoj këtë person dhe ta pyes kush është B.Blushi dhe si e ka emrin nga Bujar në Baftjar në Burim apo Blerim, Bekim, Beqir, Bamir apo ndoshta Ben.

Dhe sigurisht c’kuptim ka numri 35?

Jane 35 vjet apo është numri që mban B.Blushi në skuadrën me të cilën luan?

Do doja shumë ta njihja B.Blushin keshtuqë kushdo që e njeh të më shkruajë.

Nëse pranon do bëjmë nje fotografi bardhë e zi të dy si B.Blushi me B.Blushin.

312604703 652999383065973 2918894569025774940 N

Arena e Lajmit

“Nuk qëlluat në shenjë”, Ben Blushi publikon foton dhe kërkon të takohet me personazhin, ja përgjigja që merr në FB

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook