Post-eliminimi/ Vllaznia, 14 orë udhëtim për t’u kthyer në Shkodër

Pas humbjes 3-0 në Rumani kundër Universitatea Kraiovës, dje skuadra e Vllaznisë ka bërë një tjetër udhëtim maratonë gjatë kthimit në Shkodër.

VLLAZNIA 3

Nëse në vajtje përdori linjat tranzitore me avion, me itinerarin Tiranë-Bolonja-Kraiovë, kthimi ishte vetëm me autobus. Edhe pse mund të duket habi për një pjesë të njerëzve, është fakt se Vllaznia është kthyer dje në Shkodër pas plot 14 orësh udhëtim me autobus.

Natyrisht, për një klub profesionist dhe që arkëton nga UEFA 450 mijë euro vetëm për pjesëmarrjen në turin e dytë të Ligës së Konferencës, kjo mund të duket absurde, por është tashmë një realitet.

“Panorama Sport” mëson se autobusi i ekipit kuqeblu është nisur në paraditen e së premtes nga Rumania me destinacion fillimisht Serbinë, më pas në Kosovë dhe në fund Shkodër.

Kanë qenë orë sfilitëse udhëtimi për lojtarët dhe stafin, por drejtuesit e klubit e kishin parë të arsyeshme që kthimi mos të bëhej me linja ajrore, por vetëm me autobus.

Kjo verë në Kupat e Europës tregoi se klubet shqiptare kanë probleme të theksuara edhe në organizim, pasi detaji i udhëtimit është shumë domethënës.

Njësoj si Vllaznia veproi së fundmi edhe Tirana, ndërsa më parë Laçi kishte shkuar drejt Moldavisë i ndarë në dy grupe.

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Post-eliminimi/ Vllaznia, 14 orë udhëtim për t’u kthyer në Shkodër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook