Reagimet pas triumfit/ Moldavët, në delir: Zoti ishte me ne në Shqipëri

Klubi moldav, Petrokub Hinçesti, mori një rezultat befasues në Shqipëri, duke mundur Laçin me shifrat 1-4 në stadiumin “Elbasan Arena”. Mediat moldave i kanë bërë jehonë kualifikimit të Petrokubit, që tashmë do të luajë në turin e tretë të Ligës së Konferencës kundër hungarezëve të Fehervarit.

laci1-4

Një nga protagonistët absolut të suksesit ndaj Laçit ishte kapiteni dhe njëkohësisht sulmuesi kryesor i ekipit, Vladimir Ambros, i cili shënoi dy gola në portën e Dajsinanit. Sipas tij, rastet e shumta të humbura në ndeshjen e parë e kishin futur skuadrën në një ngërç psikologjik.

“Jam shumë i lumtur për dy golat e shënuar në një ndeshje që ishte shumë e lodhshme për ne. Morëm një rezultat befasues dhe këto emocione nuk mund të përshkruhen lehtë. Laçi ishte një rival i fortë, por ne treguam në fushë se merituam gjithçka. Kishim shumë raste që në pjesën e parë, por nuk kishim fat. Goditëm shtyllën dhe pastaj unë bëra një gabim, sepse humba një rast të pastër. Mendova se goli nuk do të vinte kurrë, por Zoti ishte me ne. Shënuam katër herë dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme.

Jemi si në ëndërr, por tani vjen më e vështira për ne”, deklaroi Ambros, ndërsa trajneri Aleksei Savinov, tregoi se çfarë u tha lojtarëve në pushim. “E pësuam nga një kundërsulm dhe në momentin tonë më të mirë. U përpoqa të qetësoja djemtë në pushimin e pjesës së parë. U thashë që duhej të mos nxitoheshin, sepse goli do të vinte. Kështu ndodhi dhe ajo fitore ishte shumë e merituar”, ka thënë trajneri i Petrokubit.

Arena e Lajmit


Reagimet pas triumfit/ Moldavët, në delir: Zoti ishte me ne në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook