Samiti i radhës mes BE dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë, Presidenti i KE zbulon datën: Rajoni prioritet kyç për Bashkimin Europian

Thumbs B C 5844ba8c2975fdd85d6bec78e5ba3a96

Samiti i radhës mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter, teksa shprehet se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian, dhe se unioni e vendet e rajonit kanë nevojë për njëri-tjetrin.

“Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë. Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin. Në 23 qershor të këtij viti u mbajt samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ku 27 liderë të vendeve të unionit u mblodhën në Bruksel”, shkruan ai.

Samiti i radhës mes BE dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë, Presidenti i KE zbulon datën: Rajoni prioritet kyç për Bashkimin Europian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook