Superkupa e Gjermanisë/ Nagelsman do trofeun dhe i kthehet debatit me Barçën: Do të flas gjithnjë

Futbolli në Gjermani do të startojë sezonin e ri sonte në mbrëmje me finalen e Superkupës së Gjermanisë. Kampionët në fuqi, Bajerni, do të udhëtojë në Lajpcig për t’u përballur me Red Bullin dhe trajneri Julian Nagelsman e ka bërë të qartë se dëshiron ta nisë me këmbën e mbarë sezonin e ri. Ai ka folur në konferencën për shtyp për këtë takim, por është ndalur dhe te fërkimet me Barcelonën.

lajpcig Bajern superkupa

SEZONI I RI – “Nuk është se ka ndryshuar diçka nga sezoni i kaluar, sepse objektivat e Bajernit janë të qartë. Unë jam mësuar me presionin. Gjithnjë i bëj presion vetes sepse dua të jem i suksesshëm. Nuk e ndiej presionin nga jashtë sepse për mua futbolli nuk është çështje jete a vdekjeje. Nëse më pushojnë ndonjëherë, do të më pushojnë. Ndjej vetëm presionin tim për të pasur sukses”.

NAGELSMAN 1

PENALLTITË – “Kërkesa e vetme që kam për skuadrën është që ata të mos godasin topin. Kemi disa kandidatë, Tomas Myler mund të godasë, Sadio mund të godasë. Pastaj kemi Dinon (ndihmëstrajneri) është trajneri i ekipit që kujdeset për standardet. Në fund, për mua është e rëndësishme që ata ta godasin atë. Nuk është aq e rëndësishme për mua tani se kush e bën atë. E vetmja gjë e rëndësishme është që ne të bëjmë një paraqitje të mirë ekipore atje”.

PËRPLASJA ME LAJPCIGUN PËR LAJMERIN – “Sigurisht që i kuptoj deklarata të tilla. Në thelb, ajo që ka rëndësi është se çfarë dëshiron lojtari. Nuk është sikur të telefononi Bajernin dhe të thoni: Pavarësisht se çfarë dëshiron lojtari, ai do të vijë te ne tani. Gjithmonë ka të bëjë me atë që dikush dëshiron. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me menaxherin e Lajpcigut. Nuk shoh asnjë problem”, ka thënë Nagelsman.

SADIO MANE – “Ai do të luajë si sulmues. Unë rrallë flas për formacionin që do të hedh në fushë apo rreshtimin e skuadrës, por e konfirmoj praninë e Manesë në sulm”.

ZËVENDËSIMI I LEVANDOVSKIT – “Ne kemi diskutuar dhe llogaritur skenarë të ndryshëm. Na kanë mbetur edhe katër javë në mbylljen e merkatos, kështu që diçka mund të ndodhë. Ne kemi disa alternativa në skuadër, por do të kemi gjithashtu sytë hapur në merkato deri në ditën e fundit. Mund të ketë ndonjë surprizë”.

AFRIMET – “Në thelb jam shumë i kënaqur. Për sa i përket karakterit, të gjithë përshtaten shumë mirë, janë integruar mirë në ekip. Është shumë harmonike. Ishte një kohë shumë e shkurtër përgatitore për të ardhurit dhe ndoshta do t’u duhet pak më shumë kohë për t’u mësuar me proceset. Por Sadio Manenë e shoh shumë më shpejt të integruar dhe me shumë mundësi do të jetë violina jonë e parë”.

SUPERKUPA – “Është një trofe që duam ta fitojmë. Ku do të jetë një test i mirë edhe në pikëpamje të Bundesligës, sepse Lajpcigun do ta kemi rival të fortë dhe në kampionat”.

lajpcig bajern

BARCELONA – “Sa për Barcelonën nuk e di në detaje gjendjen financiare të saj. E bëra atë koment nga këndvështrimi i tifozëve. Nuk kam asnjë problem as me Laportën, por unë gjithmonë do të jap mendimin tim në të ardhmen”, ka thënë Nagelsman.

Arena e Lajmit


Superkupa e Gjermanisë/ Nagelsman do trofeun dhe i kthehet debatit me Barçën: Do të flas gjithnjë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook