Transferim “big” te Laçi, flet mesfushori polak: Shpresoj të kem lënë pas të këqijat

Mesfushori polak, Ariel Borisjuk, nuk mundi dot të debutonte me fanellën e Laçit në Ligën e Konferencës, pasi iu bashkua vonë skuadrës. Mirëpo, një ditë pas ndeshjes me moldavët, ku kurbinasit u eliminuan, lojtari ka festuar 31-vjetorin e lindjes. Për datëlindjen e tij, polaku ka bërë një mesazh në rrjetet sociale.

LACI2

“31 vjeç. Edhe një vit tjetër për koleksionin. Shpresoj që të gjitha më të këqijat të jenë lënë pas meje dhe tani të filloj një aventurë të re me buzëqeshje dhe entuziazëm!”, shkruante Borisjuk, i cili e ka marrë me optimizëm eksperiencën te Laçi dhe pret të debutojë tashmë në kampionat me kurbinasit. Mesfushori numëron 12 ndeshje me kombëtaren e Polonisë.

Arena e Lajmit


Transferim “big” te Laçi, flet mesfushori polak: Shpresoj të kem lënë pas të këqijat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook