AF Elbasani është i blinduar në çdo anë. Klubi ka ndërhyrë fuqishëm në merkato, por në të njëjtën kohë ruajti edhe grupin e vjetshëm.
Në këtë listë është edhe Renato Hyshmeri, i cili zyrtarisht ka rinovuar. Pas disa ditësh negociatash intensive, ka ardhur akordi final. Ishfutbollisti i Tiranës dhe Partizanit ka pranuar që të vijojë karrierën me skuadrën e qytetit të tij në Kategorinë e Dytë, ndonëse gjatë kësaj periudhe ka pasur disa oferta në drejtim të tij. Më herët drejtuesit patën gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarët që kishin në plane nga sezoni i kaluar dhe i fundit ndër futbollistët titullarë ishte 33-vjeçari.
Mesfushori ka një eksperiencë jo të vogël mbi supe, pasi përveç ekipeve të kryeqytetit ka milituar në radhët e Teutës, Bylisit dhe Elbasanit në Superiore. Ndërkohë, pritet që skuadra të dalë në fushë më 1 gusht për të nisur fazën përgatitore.
VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit