VIDEO/ Gol spektakolar në kampionatin anglez, mesfushori i Shqipërisë U-21 tërheq zvarrë kundërshtarët dhe në fund… tund rrjetën

Mesfushori i Shpresave të Shqipërisë, Anis Mehmeti, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Ligën e Parë angleze me skuadrën e Ykombes. 21-vjeçari realizoi një gol fantastik në javën e parë të kampionatit, në duelin kundër Burton që përfundoi me rezultatin 3-0.

mehmeti2

Shqiptari e nisi duelin si titullar, teksa në 16-të, i mrekulloi të gjithë. Pasi rikuperoi një top në mesfushë, Mehmeti me një depërtim galopant, tërhoqi zvarrë dy kundërshtarë, duke iu lënë targën, u fut bukur brenda zonës, shmangu mjeshtërisht një të tretë dhe me të majtën nga një pozicion diagonal, goditi saktë duke e dërguar topin në cepin e portës.

 

Arena e Lajmit


VIDEO/ Gol spektakolar në kampionatin anglez, mesfushori i Shqipërisë U-21 tërheq zvarrë kundërshtarët dhe në fund… tund rrjetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook