VIDEO/ Ngjarja e veçantë në futboll, tifozi futet në fushë dhe ekzekuton penallinë sepse…

Në miqësoren mes Evertonit dhe Dinamos së Kievit, e cila përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të skuadrës britanike ndodhi një ngjarje e veçantë në futboll.

EV

Një tifoz anglez me emrin, Pol Straton u fut në fushën e blertë për të ekzekutuar një penallti për arsye të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Straton iu përgjigj vuajtjeve të Ukrainës në muajin mars duke udhëtuar në drejtim të Polonisë.

Atje ai kaloi katër ditë duke ndihmuar ukrainasit e arratisur nga pushtimi rus, i shoqëruar ish-policë dhe persona që kanë qenë pjesë e ushtrisë.

Straton u “zëvendësua” me Dele Alin, takoi trajnerin e Evertonit, Frenk Lampard dhe më pas goditi me sukses penalltinë duke e shënuar gol.

Vlen të theksohet se ky gol pavarësisht gjithçkaje nuk u përfshi në rezultatin përfundimtar dhe takimi u mbyll me shifrat 3-0.

Një ngjarje e veçantë në futboll duke pasur parasysh se Evertoni po luante ndaj një ekipi ukrainas.

– Arena e Lajmit


VIDEO/ Ngjarja e veçantë në futboll, tifozi futet në fushë dhe ekzekuton penallinë sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook