ZYRTARE/ Finalisti i Tiranës prezanton blerjen e re, firmos ish-shoku i skuadrës së Armando Brojës

Jakob Rasmusen është futbollisti i ri i Fejnordit.

RAAS

Mbrojtësi danez është përforcimi i radhës i ekipit holandez, i cili ishte dhe finalisti i Ligës së Konferencës ku u mbajt për herë të parë në Tiranë më 25 maj 2022 duke u mundur nga Roma me rezultatin 1-0.

25-vjeçari vjen nga radhët e Fiorentinës dhe kalon zyrtarisht në formulën e huazimit për një sezon me të drejtë blerje te Fejnordi.

Lajmin e ka bërë vetë publik klubi i Fejnordit me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Rasmusen ka qenë shok skuadre edhe me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja kur të dy aktivizoheshin te holandezët e Viteshes.

– Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Finalisti i Tiranës prezanton blerjen e re, firmos ish-shoku i skuadrës së Armando Brojës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook