31-vjeçari Visart Cengu mbeti i vrarë dhe 27-vjeçari Rufgen Shehu u plagos pas të shtënave me armë drejt makinës së tyre, ndërsa po largoheshin me automjetin që drejtohej nga Arben Basha.
Ngjarja ndodhi në dalje të Prizrenit pas një konflikti që nisi në një lokal nate. ‘BalkanËeb’ mëson se në drejtimit të makinës së personave nga Kukësi ka qëlluar pronari i lokalit të “Cobra City” në Prizren, shqiptari nga Kosova Dibran Hoxhaj.
Ndërkohë bëhet me dije se të rinjtë nga Kukësi nuk kanë pasur armë me vete, dhe janë qëlluar me armë ndërsa kanë qenë duke u larguar.
Policia ka sqaruar në lokal ka ndodhur konflikit fizik dhe përplasja me armë ka ndodhur në dalje të Prizrenit.
Arena e Lajmit