I riu në foto është Visart Cengu, 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në dalje të Prizrenit, pas një sherri të ndodhur në një lokal.
Autori i vrasjes pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’, u arrestua nga autoritetet në Kosovë. Ndërsa në banesën e autorit dhe në lokalin e tij ku edhe ndodhi sherri me tre shqiptarëve nga Kukësi dhe pronarit, janë kryer kontrolle.
Sakaq gjithçka mendohet të ketë ndodhur pas konfliktimit fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi, që dyshohet se shkak është bërë mospagesa e faturës 400 euro nga të rinjtë nga Kukësi.
Arena e Lajmit