FOTOLAJM/ Maratona në Pogradec bllokon edhe Partizanin me Dinamon, lojtarët mbeten në mes të rrugës

Maratona që është zhvilluar sot në qytetin e Pogradecit ka sjellë bllokimin e disa akseve rrugore kryesore në hyrje dhe në dalje të qytetit, duke shkaktuar trafik, pasojat e saj i kanë vuajtur edhe skuadrat e Partizanit dhe Dinamos. Ato ishin në qytetit juglindor për të zhvilluar një miqësore si pjesë të fazës përgatitorte.

Foto P. Pashollari

Foto P. Pashollari

Skuadrat kanë kryer ndeshjen e mbyllur në barazim 1-1 dhe më pas po planifikonin të largoheshin nga qyteti. Por si pasojë e kësaj maratone në qyet dhe bllokimit të rrugëve, ishte e pamundur lëvizja me autobusë.

Lojtarët e Partizanit duke pritur në lokal të zhbllokohej rruga Foto: P. Pashollari

Lojtarët e Partizanit duke pritur në lokal të zhbllokohej rruga
Foto: P. Pashollari

Si rrjedhojë, lojtarët e Partizanit janë akomoduar në lokale dhe restorante duke konsumuar darkën e tyre pas ndeshjes, në pritje që të zhbllokohej rruga dhe të mund të ktheheshin në hotel.

Arena e Lajmit


FOTOLAJM/ Maratona në Pogradec bllokon edhe Partizanin me Dinamon, lojtarët mbeten në mes të rrugës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook