Prej kohësh, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ishte në radarët e Njukasëllit, me klubin e sheikëve që ishte një nga të parët që dërgoi ofertë zyrtare drejt Çelsit.
Duket se tashmë, klubi më i pasur në botë ka ndryshuar mendje dhe është hedhur në drejtim të sulmuesit tjetër të “Bluve”, Timo Vernerit.
Gjermani ka kërkuar largimin nga londinezët dhe klube si Juventusi dhe Lajpcigu janë vënë në ndjekje të tij.
Gjithsesi oferta e parë ka ardhur nga Anglia, me Njukasëllin që ka nisur një ofertë zyrtare drejt zyrave të Çelsit për huazimin e sulmuesit gjerman.
Arena e Lajmit