Natë rekordesh për Klop, barazon Murinjon dhe thyen mitin e Guardiolës

Fitorja 3-1 në Superkupën e Anglisë ndaj Mançester Sitit i ka dhënë mundësinë Jurgen Klop që të shkruajë përfundimisht emrin e tij si një nga më të mëdhenjtë e historisë të Liverpulit.

guardiola klop

Që nga sot, ai është bërë i vetmi trajner në historinë e klubit legjendat anglez, që ka fituar të 7 trofetë kryesorë të cilët janë: Premier Liga, Kupa FA, Kupa e Ligës, Superkupa e Anglisë, Liga e Kampioneve, Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve.

Por jo vetëm kaq, sot ai hodhi poshtë edhe mitin e Pep Guardiolës, duke u bërë i pari trajner i cili ka mundur 10 herë në ndeshje direkte teknikun spanjoll, një nga më të suksesshmit në histori. Kjo ishte ndeshja e 25-të në të cilën përballej me Guardiolën, po aq sa Zhoze Murinjo. Ai i shkaktoi humbjen e 10 spanjollit, kundrejt 8 fitoreve të tij, me 7 ndeshje të cilat kanë përfunduar barazim. Golavarazhi është e vetmja gjë në të cilën Pep është në avantazh, me 41 gola të shënuar nga skuadrët e tij ndaj 39 të skuadrave të gjermanit.

Arena e Lajmit


Natë rekordesh për Klop, barazon Murinjon dhe thyen mitin e Guardiolës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook