XheorXhina Rodrigez dhe Antonela Rokuzo janë bashkëshortet e dy futbollistëve më të mëdhenj të shekullit të 21-të dhe padyshim dy futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Rivaliteti mes këtyre të dyve ka dominuar botën e futbollit për rreth dy dekada.
Dy yjet janë përfolur se nuk kanë raporte të mira edhe pasi kanë ndarë fushën e futbollit për më shumë se 15 vjet, duke pasur parasysh se kurrë nuk janë fotografuar apo parë së bashku, përveçse në fushën e futbollit kur janë përballur me njëri-tjetrin apo në evente të ndryshme të përbashkëta. Gjithashtu sepse ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe platforma të tjera të mediave sociale.
Krejt e kundërta ka ndodhur me partneret e tyre. Antonela dhe Xheorxhina kanë mbajtur të dyja një marrëdhënie të mirë edhe pse nuk janë parë kurrë bashkë, por e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram ndryshe nga partnerët e tyre. Ata janë të dyja argjentinase dhe mendohet se ky është shkaku i raportit të mirë mes tyre. Antonela lindi në Rosario ku u takua me bashkëshortin e saj Lionel Mesi që kur ishu fëmijë dhe më vonë u martua ndërsa Georgina lindi në Buenos Aires ku u rrit para se të zhvendosej në Spanjë ku jetonte para se të takonte të dashurin e saj, yllin e Manchester United.
Miqësia Xheorxhina-Antonela
Dy bukuroshet shkëmbejnë shpesh mesazhe përmes rrjeteve sociale. Kështu, së fundmi ka qenë Antonela ajo që i ka komentuar Xheorxhinës në Instagram ku i ka çuar disa emoji me sy me zemra. Koment që ka marrë gjithë vëmendjen.
Xheorxhina shpesh i shkruan Antonelës në fotot me fëmijët dhe i ka bërë urime të përzemërta ditëlindjeje që çdo vit bëhen kryefjalë e mediave sociale.
Kështu ato kanë treguar se rivaliteti mes Kristiano Ronaldos dhe Leo Mesit është vetëm në fushën e lojës, ku ata kanë qenë në garë vazhdimisht për të qenë futbollisti më i mirë në botë.
Pak më shumë rreth Xheorxhinës dhe Antonelës
Xheorgina Rodrigez është një modele argjentinase e cila ka lindur më 27 janar 1994. Ajo u takua me yllin portugez në një dyqan “Gucci” ku punonte si shitëse pak pasi futbollisti u nda me të dashurën e tij prej kohësh dhe supermodelen ruse Irina Shaik. Çifti mirëpriti vajzën e tyre Alana Martina dos Santos Aveiro më 12 nëntor 2017 dhe vajzën e dytë Bella Esmeralda dos Santos Aveiro në 18 prill 2022.
View this post on Instagram
Xheorgina dhe Kristiano janë të pandashëm dhe shihen gjithmonë bashkë në evente të ndryshme e në publik. Ajo me të vërtetë ka dëshmuar se është gruaja ideale që superylli i Mançester Junajtid e kishte dashur për të krijuar familje. Një grua që mund të kujdeset për fëmijët e tij të tjerë, Kristiano Junior, 12 vjeç, dhe binjakët Mateo dhe Eva, që erdhën në jetë nga një nënë surrogate. Ndonëse kanë 6 fëmijë, Kristiano dhe Xheorxhina nuk e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, por bota është ende duke pritur me durim një dasmë.
View this post on Instagram
A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)
Nga ana tjetër, Antonela ka lindur më 26 shkurt 1988 në Rosario, i njëjti qytet ku lindi edhe i shoqi i saj Lionel Mesi. Ata të dy u takuan nëpërmjet kushëririt të Antonelës, Lukas Skalia, i cili ishte shoku i Mesit kur ata ishin vetëm 5 vjeç. Marrëdhënia pësoi një krisje kur Mesi u transferua në Spanjë me familjen e tij për të luajtur me Barcelonën në moshën 13 vjeçare. Ata u ribashkuan përsëri dhe filluan të takoheshin në vitin 2008.
View this post on Instagram
A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)
Më 30 qershor 2017, ata u martuan pas lindjes së fëmijës së tyre të tretë. Super çifti janë bekuar me tre djem, Tiago, Mateo dhe Kairo. Antonela është nutricioniste dhe një person shumë privat që e mban jetën e saj personale larg publikut.
View this post on Instagram
View this post on InstagramA post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)
Arena e Lajmit