“Stërvitje e mirë”, Murinjo i gëzohet fitores me Totenhemin. Mesazh special për një ish-futbollist

Roma ka fituar sot me shifrat 1-0 ndaj Totenhemit, një hakmarrje e vogël për Zhooze Murinjon i cili u shkarkua nga stoli i skuadrës londineze pasi nuk mendohej se mund të çonte këtë ekip drejt fitores së trofeve.

murinjo

Megjithatë, vetë trajneri portugez është shfaqur i përmbajtur me një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar një “stërvitje të mirë” atë të skuadrës së tij. Ndërkaq, ai kishte një mesazh special për një prej ish-futbollistëve të tij, brazilianin Lukas Mura të cilin e ka drejtuar te Totenhem dhe sot e kishte kundërshtar përballë në fushën e lojës. Një mesazh që për shumëkënd dukej si një “ftesë” për futbollistin që t’i bashkohej verdhekuqve.

“Një seancë e mirë stërvitore me një skuadër të madhe. Dhe një nga gjërat e mëdha në futboll janë njerëzit mahnitës me të cilët kryqëzon rrugët e jetës”, ishin fjalët e Murinjos në postimin e tij në rrjetet sociale ku ishte edhe një foto e tij me Lukas Mura.

View this post on Instagram

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Arena e Lajmit

 


“Stërvitje e mirë”, Murinjo i gëzohet fitores me Totenhemin. Mesazh special për një ish-futbollist

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook