VIDEO/ “Lear Kurtin e vranë për së dyti”, Berisha: Secili nga ju mund të jetë viktima e radhës. Qytetarët të vazhdojnë protestën

Whatsapp Image 2022 10 24 At 12.12.55

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliu se e vranë për së dyti Lear Kurtin.

“Pasi e dërguan në spital në kundërshtim flagrant i bënë autopsinë pa asnjë konsent, pa asnjë prani të familjarëve apo avokatit të tij, e bënë si bandë për të fshehur krimin e tyre të shëmtuar. Një akt i tillë mund të ndodhë vetëm në diktatura, kurrë në vende të lira. Në qoftë se në ndërgjegjen e këtyre banditëve me uniformë nuk do rëndonte vrasja dhe krimi ata do bënin gjithçka për të zbardhur në mënyrë të kristaltë këtë të vërtetë tragjike.

Nuk do bënin dot mashtrime se ishin dy, se po qëndronte i dyshimtë para një dyqani, se nuk kishte shenja dhune, ndërkohë që e ëma e gjen me hematoma nga koka te këmbët. Në qoftë se këta donin të zbardhin të vërtetën për një 32-vjeçar këta kurrë nuk mund të shkelnin procedurën strikte të investigimit në raste të ngjashme, e cila kërkon të paktën 12 orë të lihet kufoma e të ndjerit dhe pastaj të bëhet autopsia dhe kurrë nga një person i vetëm nën presionin e një banditi si Ardi Veliu.

Me urdhër të Ramës dhe Çuçit, viktima u deklarua i dyshimtë për delinkuentë. Me urdhër të tyre Veliu deklaroi se policia e çoi të gjallë në spital. Me urdhër të tyre u gjet dhe qesja plastike me drogë në stomakun e viktimës. Me urdhër të tyre u tha se ai vdiq nga overdoza. U vra për së dyti. Vrasësi për së dyti i Lear Kurtit janë Rama, Çuçi me kriminelin e tyre me uniformë Ardi Veliu. Ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestën, që këto krime të mos përsëriten.
Tregimet e dëshmitarëve për ngjarjen janë rrëqethëse. Secili nga ju mund të jetë viktimë e radhës nga këta banditë që kryejnë veprime të pakontrolluara nga droga që marrin dhe droga që shpërndajnë”, tha Berisha.

VIDEO/ “Lear Kurtin e vranë për së dyti”, Berisha: Secili nga ju mund të jetë viktima e radhës. Qytetarët të vazhdojnë protestën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook