VIDEO/ Lukaku dhe Barela nderojnë Interin, zikaltërit nuk bëjnë më shumë se një barazim ndaj Lionit

Interi shihet nga të gjithë si pretendent për titullin në Serinë A por makineria e Inzagit ka ende nevojë për t’u vaisur, pasi në ndeshjet përgatitore ka treguar shumë gjëra të mira, por edhe se mund të shfaqë vështirësi në prapavijë. Pas barazimit ndaj Monako dhe humbjes me Lens, ka ardhur një tjetër barazim, këtë herë 2-2 përballë Olimpik Lionit.

bandicam 2022-07-30 20-34-36-422

Skuadra italiane e nisi ndeshjen në sulm dhe krijoi disa raste të mira, por prapavija kishte punë për të bërë me Lakazet i cili iu afrua golit dhe e gjeti në minutën e 31-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me avantazhin e Lionit. Francezët shënuan edhe të dytin në minutën e 50 me anë të Sherki.

Por Lukaku gjeti shpejt golin që shkurtoi diferencën, duke ngjallur përsëri entuziazmin te Interi që nisi të sulmonte më më vrull. Pas një aksioni perfekt, Interi gjeti edhe golin e barazimit me Barela, duke vulosur shifrat 2-2 të cilat nuk ndryshuan deri në fund, me Onana i cili u desh të bënte një pritje spektakolare ndaj Dembele duke devijuar topin në traversë.

Kristjan Asllani e nisi edhe ndeshjen e sotme nga stoli, duke hyrë në fushë vetëm në minutën e 74-t në vend të Brozoviç. Gjatë këtyre minutave ai tentoi një herë një gjuajtje nga distanca që u bllokua, ndërsa ishte personi i cili ekzekutonte goditjet nga këndi dhe goditjet e dënimit

INTER-O. LION 2-2
53′ Lukaku, 65′ Barela / 31′ Lakazet, 50′ Sherki

GOLI I LAKAZET (VIDEO)

GOLI I SHERKI (VIDEO)

GOLI I LUKAKU (VIDEO)

GOLI I BARELA (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Dimarko; Lukaku, Lautaro

O. LION (4-3-3): Lopes; Gusto, Mendes, Lukeba, Taljafiko; Paketa, Lepeno, Auar; Tete, Lakazet, Toko-Ekambi

Arena e Lajmit


VIDEO/ Lukaku dhe Barela nderojnë Interin, zikaltërit nuk bëjnë më shumë se një barazim ndaj Lionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook